E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hahn: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoni

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, i bëri thirrje bllokut që të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

 

Reklamë

Hapja e negociatave  është një  “sinjal pozitiv” për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Thirrja e tij vjen në kohën e ndarjeve të thella midis 28 vendeve anëtare të BE-së për të hapur ose jo negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

 

Këto dy vende shpresojnë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të japin dritën jeshile në samitin e Luksemburgut, por zyrtarë evropianë janë cituar të kenë thënë se Franca dhe Holanda mund të vënë kushte shtesë.

 

“Mendoj se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të japim një sinjal pozitiv në rajon”.

 

Ndërkaq,  shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se pret që ministrat e Jashtëm të BE-së të pranojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

 

Përveç Maqedonisë dhe Shqipërisë, katër vende të tjera të Ballkanit mbeten jashtë BE-së: Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina./ Radio Evropa e Lirë/

Më shumë video

Reklamë