E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Hahn: Taksa 100 % e Kosovës, pengon bashkëpunimin rajonal

Ilustrim · Vizion Plus

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, është takuar këtë të hënë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku ka folur rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës.

 

Pas takimit Hahn është shprehur se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.

 

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim”.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh