Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi duhet të votohen sa më parë në kuvend. Kështu është shprehur kryetari i parlamentit Ilir Meta, pas takimit që ka mbajtur me eurokomisioerin për zgjerim Johanes Han. Meta theksoi se është me rëndësi që të gjitha palët të arrijnë konsensusin, me qëllim votimin e një reforme të qëndrueshme. Edhe komisioneri e cilësoi si themelore, votimin e kësaj reforme. Dy zyrtaret e larte diskutuan edhe per rëndësinë ne luftën ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. Me tej Hahn u takua dhe me kryetarin e komisionit te posaçëm për reformën ne drejtësi Fatmir Xhafaj. Gjate takimit komisioneri vlerësoi ecurinë e reformave ne drejtësi, si dhe punën qe po ben Komisioni i Posaçëm. Sipas Hahn të gjithë kane përgjegjësinë para qytetarëve të vendit për miratimin dhe zbatimin e kësaj reforme kyçe për të ardhmen e shtetit të së drejtës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *