Subscribe

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhen pjesë e BE pa një media të lirë dhe gazetari të pavarur. Ky është mesazhi i qartë që vjen nga Brukseli ndërsa në Podgoricë po mbahet edicioni i tretë i ditëve të medias.

 

Në një videomesazh drejtuar rreth 350 pjesëmarrësve në këtë konferencë, komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se liria e shprehjes është elementi kryesor i Sundimit të Ligjit.

 

Johannes Hahn: “Nuk mund të ketë përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian pa ruajtur lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes! Kjo është arsyeja pse ne po fillojmë dhe mbarojmë procesin e pranimit me kapitujt 23 dhe 24 të sundimit të ligjit. Liria e mediave është një element kryesor i Sundimit të Ligjit në qendër të Strategjisë së Ballkanit Perëndimor të BE-së. Kjo është konferenca e fundit për lirinë e medias në mandatin tim por ju premtoj që edhe në portofolin e ri, Ballkani perëndimor do të jetë një prioritet.”

 

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit, Christian Danielsson deklaroi se sipas Raporteve të Komisionit Evropian, situata e mediave në Ballkanin Perëndimor është fusha ku përpjekjet korrigjuese dhe veprimet pozitive të politikës janë më të nevojshme.

 

Danielsson gjithashtu theksoi se liria e shprehjes dhe AJO e mediave janë të panegociueshme për vendet që synojnë të integrohen në union.

 

BE do të akordojë një fond prej 20 milion Eurosh në funksion të zbatimit të programeve rajonale dhe bilaterale të ndihmës për mediat në Ballkanin Perëndimor.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *