Subscribe

Partitë politike duhet te miratojnë sa me parë reformën ne drejtësi. Apeli i drejtpërdrejt u be nga Komisioneri per Zgjerimin Johanes Han gjate takimit te Dialogut te nivelit te Larte Shqipëri BE. Dialogu politik është kyç per te ecur përpara me reformën, kusht thelbësor per çeljen e negociatave, tha Han.

Johanes Hahn: Reforma në sistemin e drejtesisë është element kryesor. Na duhen shumë shpejt vendimet dhe në fakt është e vërtetë që kjo reformë, po të krahasohet me aktivitet e ngjashme dhe me ç’ndodh në vendet e tjera fqinje, është e një shkalle të paprecedentë dhe me një impakt afatgjatë dhe shpresojmë që do të ketë një ndikim pozitiv afatgjatë në Shqipëri. Është e rëndësishme dhe e nevojshme që të ketë një vendim, përpara se të fillojë zbatimi i kësaj reforme.

Rendesine per miratimin e reformës ne drejtësi e nënvizoi edhe kryeministri Edi Rama. Per te tejkaluar konfliktin politik, kteu i qeverise ftoi ne takim kundërshtarin politik Lulzim Basha.

Edi Rama: Sa i takon kushteve të opozitës për mandatet e dy deputetëve socialistë, kryeministri thotë se pakica t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që komisionari Han vuri theksin tek respektimi i vendimeve të gjykatave.

Johanes Hahn: Mendoj se ka qenë shumë e qartë se përsa i përket reformës në drejtësi duhet të përqendrohemi tek ajo dhe jo t’i ndërlikojmë gjërat, duke I bërë më të ndërlikuara seç duhet. Por nga ana tjetër unë kam qenë shumë i qartë se ju kemi një system gjyqësor dhe se kjo është pjesë e të gjithë punës dhe respektimit të vendimeve të gjykatave. Por tani fokusi duhet të jetë tek reforma në drejtësi dhe dëshiroj t’I bëj thirrje të gjithëve që të ulen në tryezën e rrumbullakët dhe të hedhin hapin për kilometrin e fundit që duhet përshkruhet.

Zyrtari i larte europian shtoi se edhe zbatimi i procesit te dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore jane prioritete qe duhen plotësuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *