Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, është takuar me partnerët ndërkombëtarë në Uashington.

 

Informacionet bëjnë me dije se takimet e Hahn ishin në vazhdën e angazhimeve në një gamë të gjerë çështjesh si Ballkani Perëndimor, Politika Evropiane e Fqinjësisë dhe si të trajtohen sfidat globale.

 

Ndërkohë në ditën e dytë në Uashington, duke vizituar Këshillin Atlantik ai ka folur edhe për strategjinë e Ballkanit Perëndimor.

 

“Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është të stabilizojmë rajonin dhe t’i sjellim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.