Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, në Madrid ka folur për çështjen e Kosovës, ku shpreson se pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë do të njihet nga Spanja.

 

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais, komisioneri shpreson që numri i vendeve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën në BE të shkojë në pesë.

 “Qëndrimi i gjithë Bashkimit Evropian kur flasim për ballkanikët është se ne ose dhurojmë stabilitet ose marrim destabilitet. Përvojat na tregojnë se paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Ballkan arrihet vetëm nëse shohim kah perspektive evropiane. Ne kemi pulbikuar strategjinë për Ballkanin në muajin shkurt Aty kemi treguar se vetëm vendet që janë në gjendje të zgjidhin problemet mes vete do të pranohen si anëtarë të ri të BE-së”.

Hahn e quan kyçe për rajonin e Ballkanit një marrëveshje që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *