E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hahn: Opozita të kthehet në Kuvend

Zyra e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka zbardhur takimin e mbajtur në Maltë mes tij dhe liderit demokrat Lulzim Basha. “Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit,” – ka theksuar Hahn në takim, sipas zëdhënëses Maja Koçijançiç.

 

Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicjen e vendit për t’u anëtarësuar në BE. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

 

Reklamë

Vazhdimësia parlamentare duhet ruajtur, sipas tij në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE / ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë