E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hahn në Tiranë: Nxitoni me reformat, 2019 vit kyç për të ardhmen e Shqipërisë

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn është takuar mbrëmjen e kësaj të enjtje me kryeministrin Edi Rama.

 

Në këtë takim bëhet me dije se është diskutuar në lidhje me reformat që lidhen me integrimin e vendit në BE dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.

 

Reklamë

Ndërsa komisioneri përmes një postimi në Twitter shkruan se është e rëndësishme të vijohet me impulsin e mirë të vitit të kaluar për të dhënë rezultate të prekshme në programin e reformave.

 

“I lumtur që jam në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. 2019-a është një vit vendimtar për Shqipërinë. Besimplotë se qeveria, institucionet dhe të gjitha forcat politike do të vazhdojnë me ritme të shpejta reformat kyçe, përpara vendimit të Këshillit të Ministrave në qershor, duke realizuar perspektivën e saj europiane.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë