Subscribe

Në Shkup vijojnë vizitat intensive të liderëve të ndryshëm perëndimorë në mbështetje të emrit të ri të Maqedonisë.

 

Komisioneri Evropian për zgjerim Johannes Hahn përpara vizitës së tij të së hënës, ka deklaruar se nëse nuk jepet mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin e 30 shtatorit, dera për në BE do të mbyllet për disa dekada.

 

“Nëse nuk shfrytëzohet ky rast, jam i sigurt se dera do të mbyllet me dekada, nëse jo përgjithmonë. Me politikën duhet te kihet kujdes, por në një të ardhme të afërt dera do të mbyllet dhe do të jetë e dëmshme për qytetaret në vend.”

 

Ndërkohë Ministri gjerman për Evropën Michael Roth u takua këtë të premte në Ohër me kryediplomatin maqedonas Nikola Dimitrov vetëm një javë pas vizitës së kancelares Angela Merkel.

 

Roth theksoi se Maqedonia po shkruan histori jo vetëm kombëtare, por edhe evropiane.

 

Ministri gjerman inkurajoi njerëzit të pranojnë këtë mundësi historike.

 

Gjithashtu vizitave ne Maqedoni i shtohet dhe ajo e sekretarit amerikan te Mbrojtjes James Mattis në fillim të javës së ardhshme. Zyrtari i lartë më herët ka paralajmëruar prerë që Rusia të mos përzihet me referendumin në Maqedoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *