Subscribe

Komisioneri europian për zgjerimin Johannes Hahn nisi këtë të enjte vizitën e tij në Shkup ku u takua me kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit në konferencën e përbashkët për shtyp eurokomisioneri shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave në muajin qershor.

 

 “Siç dini kam kaluar ditë apo netë të gjata këtu në Maqedoni për të arritur qëllimet euro-atlantike. Me të vërtet më vjen keq që të gjithë shtetet nuk kanë vendosur për hapjen e negociatave në qershor, sepse ju me të vërtetë keni kryer detyrat tuaja, shpresoj me të vërtetë që kjo punë të mbaroj në tetor. Jeni afër që të bëni hapin e madh në tetor. Kam ardhur në Shkup për të diskutuar posaçërisht për sundimin së drejtës. Të gjitha forcat politike duhet të kenë për qëllim hapin e madh që duhet të merr vendi në tetor.”

 

Edhe shefi i qeverisë Zaev nga ana e tij theksoi që në muajin tetor Bashkimi Europian ta mbajë premtimin e dhënë për hapjen e negociatave.

 

 “Përkushtimi dhe puna kanë dhënë rezultate në Ballkanin Perëndimor, ne jemi vend shumë afër me BE-në. Në tetor presim që bashkimi Europian të mbajë fjalën dhe Maqedonia e Veriut të fillojë t i hapë negociatat dhe ti shqyrtojë kapitujt për anëtarësim. Më pas në takimin me kreun e opozitës Mickoski, ky i fundit ka shprehur shqetësimet për  mosmarrjen e datës për çelje të negociatave, si pasojë e skandaleve dhe korrupsionit të lartë që po shfaqet për çdo ditë e më tepër në nivelet më të larta qeveritare”.

 

Pas takimeve në Shkup, Hahn do të shkojë në Beograd ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës pritet të jetë kryefjala e vizitës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *