E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hahn në Prishtinë, takim me Thaçin e Haradinajn

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn pritet te mbërrije sot në Kosovë. Ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

 

Fokusi kryesor do të jetë vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Zyrtari i larte i Brukselit pritet te përsërisë thirrjen për heqjen e tarifës dhe të theksoje domosdoshmërinë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Vendimi për vendosjen e taksës  nga Kosova për produktet serbe dhe boshnjake është kundërshtuar më herët edhe nga shefja e diplomacisë se unionit Federica Mogherini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë