Hahn në presidencë, Meta: Duhet gjithëpërfshirje për të çelur negociatat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta takoi Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Sipas presidencës në këtë takim, kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.
“Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për ecurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës”.
Gjithashtu presidenti Meta e ka cilësuar të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit te Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.




