Hahn në Kosovë: Nuk ka datë për liberalizimin e vizave, keni durim

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me autoritetet kosovare është shprehur se BE-ja ka qenë e befasuar dhe e zhgënjyer me ngritjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.
Ai ka kerkuar më shumë durim përket vizave, pasi sipas tij kjo çështje do të marrë kohë edhe për disa muaj.
Në një konferencë të dhënë për mediat Hahn, ka thënë se në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe një ndër kriteret duhet zgjidhur problemet reciproke dhe duhet fokusuar në dialogun me Serbinë, si dhe të ndërmerren reformat e nevojshme për integrim në Evropë.
“Po punojmë për largimin e barrierave tregtare. Kosova ka bërë shumë për të kontribuar në gjithë këtë. Ka punuar në shumë fusha dhe çështje në Zonën ekonomike rajonale dhe në CEFTA”.
Hahn gjithahstu ka folur dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën duke thënë se merr kohë të miratohen të gjitha dispozitat ligjore dhe kërkoi nga kosovarë të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tani çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më shumë kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”.




