E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Hahn në Kosovë, do të kërkojë heqjen e taksës doganore prej 100 për qind

European Union Commissioner for Regional Policy Johannes Hahn from Austria speakes at his first press conference as Commissioner in Vienna, Austria, on Monday, Feb. 15, 2010. (AP Photo/Ronald Zak)

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, të hënën do të vizitojë Prishtinën ku  pritet që t’u kërkojë autoriteteve të Kosovës tërheqin vendimin për taksën doganore prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

 

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se ky vendim i autoriteteve të Prishtinës do të jetë fokusi i vizitës së ardhshme të Hahn në Prishtinë.

 

“Komisioneri Evropian do të përsërisë qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) duke bërë thirrje për tërheqjen e këtij vendimi dhe duke theksuar nevojën për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin në rajon”.

 

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, pritet që Hahn të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselji, Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e opozitës.

Vazhdo të lexosh