Subscribe

Zgjedhjet ne Maqedoni do te mbahen me 24 prill, me kushtin qe te zbatohen të gjitha pikat e paktit të korrikut të vitit 2015. Kjo është marrëveshja e nënshkruar nën ndërmjetësimin e Eurokomisionerit për zgjerim Johjnes Han, gjatë takimit të përbashkët liderët e katër partive në vend. Sipas mediave ne vend, nder kushtet e diskutuara janë: Hetimet nga Prokuroria Speciale, Komisioni Hetimor per Përgjimet, Ligji për Mediat dhe Listat Zgjedhore. Sipas mediave, pakti është nënshkruar pas diskutimesh te vështira. Takimi katërpalësh mbahet nje dite pas dorëheqjes se kryeministrit Gruevski. Partia e tij ka njoftuar se Gruevski, do te jete serish kandidat ne zgjedhjet e reja, qe do te mbahen ne mes te këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *