Subscribe

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn shpreh bindje të fuqishme se vendet anëtare të BE-së përpara verës do të miratojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

 

JOHANNES HAHN

KOMISIONER PER ZGJERIMIN, BE

 

Në rastin e Maqedonisë së Veriut bëhet fjalë për hapje të negociatave. Me progresin e sigurt të cilën ka kryer Maqedonia e Veriut, jam i bindur se shtetet anëtare do të japin dritë të gjelbër para verës. Ka ende rrugë të gjatë deri te anëtarësimi, por duhet ti jepet shans për fillim të bisedimeve Maqedonisë së Veriut e cila tregoi angazhim të sigurt drejt qëllimit strategjik euroatlantik.

 

Hahn vlerësoi përfshirjen e opozitës maqedonase në reformat e vendit.

 

JOHANNES HAHN

KOMISIONER PER ZGJERIMIN, BE

 

Reformat udhëhiqen në mënyrë inkluzive dhe transparente me përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë qytetare me çka konsolidohet demokracia dhe sundimi i së drejtës në vend. Duhet të thuhet se vendi hyri në një proces transformues lidhur me gjitha sferat, politikë, administratë publike dhe në shoqëri.

 

Hahn në një intervistë për agjencinë maqedonase të lajmeve theksoi se ky nuk është vetëm shpërblim për arritjet individuale të Shkupit por nevojitet edhe nxitje dhe inkurajim për mbarë rajonin me qëllim të ruajë rezistencën reformuese.

 

JOHANNES HAHN

KOMISIONER PER ZGJERIMIN, BE

 

Integrimi i Ballkanit Perëndimor është investim në stabilitetin e Unionit dhe ruajtjes së politikave, interesave ekonomike dhe gjeopolitike. Dinamika reformuese do të mundej të dobësohet, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por në mbarë rajonin, kjo nuk është në interes të BE-së.

 

Deklaratat e Hahn vijnë pas publik8imit të raportit të progresit për Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut, ku Komisioni europian kërkoi fillimin e negociatave për të dyja vendet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *