Subscribe

Brukseli zyrtar mirëpret qëndrimin e Partisë Demokratike dhe të kreut të saj Lulzim Basha për të votuar në favor të reformës në sistemin e drejtësisë ditën e enjte. Ne dy komente te njëpasnjëshme që pasojnë deklaratën e shefit të opozitës për arritjen e konsensusit, eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han, theksoi se ky pakt tregon përgjegjësinë e lidershipit për Shqipërinë në procesin integrues për në Bashkimin Europian. Ky qëndrim i Zyrtarit te larte te unionit, vjen pak ore pas letrës qe ai u dergoi tre liderëve politike, Rama, Meta e Basha, ku i kërkonte votimin me konsensus te te ashtuquajturit propozimi hibrid, qe per komunitetin ndërkombëtar cilësohej edhe si “vija e kuqe” qe nuk duhej kaluar.
“Pas bisedave telefonike me ju te tre, dje dhe sot, dua te ritheksoj edhe njëherë pikat e mëposhtme te te ashtuquajturit propozim hibrid, i cili është i vetmi ne tryeze. Pikat jane vija te kuqe per komunitetin ndërkombëtar, ashtu siç e kemi theksuar vazhdimisht gjate procesit. Se pari, roli i misionit ndërkombëtar te monitorimit, MNM, duhet te kete nje baze te qëndrueshme ligjore ne kushtetutën e vendit. Se dyti, e rikonfirmoj, siç e kemi ritheksuar gjate diskutimeve, qe MNM do te paraqesë rekomandime, te cilat nuk jane te detyrueshme ligjërisht. megjithatë, keto rekomandime do te përfshijnë nje arsyetim, ku qëndrimi i marre do te shpjegohet sipas kritereve te përcaktuara ne ligj.”
Versioni i propozuar nga eurokomisioneri ne letren e tij ishte i njëjte me draftin aktual te ndryshimeve kushtetuese te paraqitur nga ekspertet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *