E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hahn, kritika Rames e Thaçit

Ilustrim · Vizion Plus

Komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn ka tërhequr vëmendjen për deklaratat e fundit te kryeministrit Rama dhe presidentit te Kosovës Thaçi. Pak ditë më parë, Rama tha se dështimi i integrimit ne BE te Ballkanit Perëndimor, do te çonte ne krijimin e unioneve te vogla. Hahn u shpreh pas një takimi në Bruksel me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç se deklaratat që flasin për ndryshime kufijsh janë te papranueshme, të panevojshme dhe kundërproduktive.

 

Zyrtari i BE e vuri theksin tek rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ku të gjithë të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të rajonit. Komisioneri Hahn tha gjithashtu se suksesi i negociatave të Serbisë drejt anëtarësimit në BE, varet edhe nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh