E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Hahn: Kosova s’është problemi i vetëm i Serbisë drejt BE-së

Beograd, 8. juna 2017. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic i evropski komesar za politiku susedstva i pregovore o prosirenju Johanes Han na konferenciji za novinare nakon danasnjeg sastanka u Vili Mir. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bk

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Nga Beogradi ai deklaroi se Kosova është çështje e rëndësishme, por jo e vetmja për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE.

 

“Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit ëshë në zemër të negociatave me BE-në. Ai përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE”.

 

Reklamë

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua dhe për marrëdhëniet Prishtinë Beograd, ku Vuçiç nuk është optimist për rezultatin e dialogut në Bruksel. Sipas tij jo gjithçka është në dorë të Serbisë.

 

Presidenti Vuçiç ndër të tjera theksoi dhe rëndësinë e këtyre bisedimeve në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon edhe se Serbia është gati për kompromis.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë