E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hahn e Rama: Kufinjtë e Kosovës, çështje në diskutim

Për të dytin vit në Durrës u mblodhën në një takim informal Kryeministriat e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku të pranishëm ishin dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn dhe Presidenti i BERZH Sumna Chakrabatri, ndërsa munguan kryeministriat e Serbisë, ai i Maqedonisë dhe i Bosnjë Hercegovinës.

 

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duke nisur që nga zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale.

 

Reklamë

Por edhe pse fokusi ishte tek ekonomia, në konferencën e përbashkët për shtyp, vëmendja u zhvendos tek debati për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Edhe Komisioneri Hahn komentoi keto zhvillime, duke riperseritur se ne BE nuk do pranohen vende qe kane mosmarreveshje me fqinjët.

 

Ajo çfarë ka vlerë për ne është stabiliteti në të gjithë rajonin. Duhet të mbajmë parasysh se çdo lloj marrëveshjeje dy palëshe nuk duhet të ndikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Duhet të jetë e kundërta të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon. Cilido të jetë objektivi përfundimtar ky duhet të jetë objektivi kyç. Sa më shumë stabilitet në të gjithë rajonin duke zgjidhur konfliktet dy palëshe

 

Ndersa kryeministri Edi Rama nuk pranoi te komentonte, por huazoi deklaraten e komisionerit Hahn.

 

Kreu i qeverise shqiptare u ndal dhe tek pranimi i ofertes se italise per te strehuar 20 nga emigrantet e anijes “Diciotti”.

 

Në fund te takimit, Kryeministri Rama rezervoi dy pershendetje, nje per Majlinda Bregun e cila do te marr detyren e Sekretares se përgjithshme te Këshillit të Bashkëpunimit Rajona dhe nje per Romana Vlahutin e cila perfundon mandatin e saj si ambasadore e BE-se ne Shqiperi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë