Protestat e dhunshme te dy ditëve te fundit ne Maqedoni kane shqetësuar BE, qe përsërit apelet per qetësimin e situatës. Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn u ka drejtuar nje tjetër thirrje liderëve politike dhe qytetareve qe ta zgjidhin krizën vetëm me mjete politike. Hahn shkroi ne Twitter se është përgjegjësi e politikaneve, qe te kthehen ne tryezën e negociatave. Situata ne Maqedoni është tensionuar pas vendimit te presidentit Ivanov per ndërprerjen e hetimeve kundër politikaneve qe hetohen per falsifikim zgjedhjesh dhe krime te tjera. Protestuesit sulmuan zyrën e presidentit ne qendër te kryeqytetit Shkup. Nje pjese te saj iu vu zjarri, ndërsa u thyen xhama dhe u dëmtuan mobilie. Dëmtime ka pësuar edhe ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë. Gjate përplasjeve me policinë u lënduar disa persona, ndërsa 12 te tjerë janë lënduar. Ndërsa presidenti Ivanov nuk ka pranuar këshillën e ambasadorit amerikan per te rishikuar vendimin. Ne një interviste për mediat vendase, ai tha se ka vendosur te amnistoje personat qe janë nen hetim me qellim zgjidhjen e krizës politike ne vend dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja parlamentare ne vend. Por ky qëndrim duket se ka acaruar edhe me tej kreun e LSDM-se Zoran Zaev, i cili ka thëne se ish-kryeministrin Gruevski nuk mund ta shpëtoje asnjë amnisti.




