Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë është çështje thelbësore për perspektivën evropiane të Kosovës dhe tërë rajonit.

 

“Unë pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në qendër të programit të saj”, tha Hahn në rrjetin social Facebook, pas një takimi që kishte në Bruksel, me kryetarin e Vetëvendosjes, njëherësh kandidat kryesor për mandatar të qeverisë së ardhshme, Albin Kurti.

 

Komisioneri Hahn tha se me Kurtin kanë pasur një shkëmbim interesant të pikëpamjeve, dhe se janë pajtuar që reformat evropiane janë rruga e vetme për të siguruar perspektivë për njerëzit e Kosovës, në veçanti të rinjtë.

 

Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke shpresuar se me formimin e qeverisë së re të Kosovës, do të mundësohet vazhdimi i dialogut përmes heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, e cila ka qenë arsye e ndërprerjes së tij./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *