Presidenti Meta takoi komisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, ndërsa u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi, duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara, si për çeljen e negociatave të anëtarësimit, ashtu edhe për forcimin e sundimit të ligjit.

 

Meta kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të Euralius që asistojnë reformën në drejtësi, për interpretimin e saktë të legjislacionit. Komisioneri Hahn është takuar edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ky i fundit u ndal tek situata e krijuar pas publikimit të provave për përfshirjen në trafik ndërkombëtar të drogës të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Basha dhe Hahn ndanë mendimin per rëndësinë qe ka zbatimi i paanshëm i reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më “të paprekshëm”.

 

Gjithashtu, komisioneri Hahn është takuar edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, me të cilën diskutoi mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *