Opinionisti dhe ish trajneri i kombëtares Astrit Hafizi ka deklaruar se Tirana është e padisiplinuar në mbrojtje. Nga “Studio Sport” në Vizion Plus me Vil;ma Mashën, Hafizi renditi edhe faktorët problematik të skuadrës bardheblu, teksa shtoi se Tirana është skuadra që ka marrë më shumë gola në këtë sezon.

“Që me fillimin e kampionatit Tirana ka pasur shumë probleme, edhe në kohën e Shehit. Edhe me Skënderbeun në fazën e parë 1 me 0, madje e ka kthyer lojën 3 me 1. Është përsëritëse Tirana me problemet, sidomos në mbrojtje. Nuk përfshihen vetëm 4 mbrojtësit, por edhe mesfushorët.

Problemet janë shtatlartësia në mbrojtje është e shkurtër, veprimet me kokë i kanë të dobta. E vetmja gjë që mund ti shpëtoj ata nga lartësia është portieri dhe ai po gabon. Ata janë të padisiplinuar në mbrojtje. Tirana ka pësuar më shumë gola se skuadrat e tjera. 4 gola janë shumë, kanë marrë edhe më shumë se ata që renditen në fund të renditjes”, tha Hafizi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *