Subscribe

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi përsërit mbështetjen per kolegun Ben Blushi, duke theksuar se mandati i Edi Rames ka mbaruar prej me shume se dy vjetësh e ne parti duhet te ketë zgjedhje. Pas mbledhjes se kryesisë se partisë ne Shkodër, Hafizi ka këmbëngulur ne zbatimin e statutit te partisë.

“Ne kërkojmë qe ne kete kongres qe m.q.s mandati i kryetarit ka mbaruar, te behet edhe gara per kryetar te partisë. Kam mbështetur Blushin per garën ashtu si Arta Dade.”

E ndërsa debati per zgjedhjen e kryetarit te PS sipas parimit “nje anëtar, nje vote” ka ndare ne dy kampe socialistet, Ditmir Bushati, koordinatori i partise per kete rajon, ka preferuar t’i shmanget komenteve duke sqaruar se tema e diskutimit ne kryesi ishte vetëm riorganizimi i partisë.

“Zgjedhje ka pasur e do ketë gjithmonë brenda PS”

Takimi i degës së PS Shkoder vjen si pjesë e planit periodik të punës ku strukturat që ndodhen në proces riorganizimi, bëhen gati për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë në këtë rreth.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *