Subscribe

“Pensionistët mes dashurisë dhe mbijetesës”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, këtë të hënë në Vizion Plus.

I ftuar në studio Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, u shpreh se skema aktuale e pensioneve është shumë e mirë. Sipas tij pensionet në Shqipëri figurojnë në bazë të kontributit që t’i derdh.

Ndërsa për rektores, Zana Guxholli, ka ardhur momenti që të ristrukturohet skema e pensioneve, pasi sot situata ka ndryshuar.

Sipas saj sot kemi pensione të ulta, por shpenzime të larta.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Pak kohë më parë ministri ka hedhur idenë që të rishikohet sekam aktuale e pensioneve. Skema që kemi aktualisht sa nevojë ka për tu ndryshuar?

Hado: Po ta shikojmë si është dizenjuar skema, është dizenjuar në një mënyrë shumë të mirë. Funksionon normalisht. Bën një lidhje shumë të drejtë të përfitimeve që jep bazuar në kontributet që paguan.

Pranvera Borakaj: Po në 2024 si na rri ne kjo skemë?

Hado: Skema është e dizenjuar në mënyrë të saktë pasi mbulon gjithë popullatën, i ka të harmoziuara të gjitha elementët duke u bazuar në paga. Përfitimet bazohen në nivel të përcaktuar të pagës. Nëse kemi një pagë minimale 40 mijë lekë, nuk mund të pretendojmë të kemi pension 40 mijë lekë. Nëse paga mesatare është 65 mijë lekë, nuk mund të pretendosh një pension 50 mijë lekë. Skemat më të mirat janë ato skandinave. Nëse një qytetar nuk ka mjaftueshëm vite pune, normalisht që edhe pensioni do të jetë i ulët.

Guxholli: Për të bashkëbiseduar me shikuesit duhet të sqarojmë që skema është në rregull të gjithë e dinë sa janë pensionet. Duhet tu bëjmë të qartë një gjë që nuk është e qartë për publikun, që pensioni janë paraja jote, që ti e vë mënjanë, ta marrësh kur nuk je në punë. Duke qenë se njeriu i do tani paratë, janë ndërtuar skemat e pensioneve që me detyrim njerëzit të lënë para mënjanë. Deri në vitet 90-të në sistemin e centralizuar pagat ishin simbolike, nuk trashëguam ndonjë fond nga ajo qeverisje. Si e tillë skema e nisur në vitin 90-të patjetër që do të barte probleme. U mundua të ndërtohej një skemë e tillë që buxheti do të financonte dhe njerëzit do të kontribuonin. Në kushtet kur është krijuar një sektor privat që mbulon 70% të punësimit, dhe në përgjegjësi sistemet e pensioneve duhen rregulluar. Kjo është një skemë e ndërtuar që funksionin, që paguan dhe merr pension. Është përkujdesja e qeverisjes, në mënyrë që dhe ata që kanë paguar pak të marrin një shumë. Por kjo diçka është shumë e vogël. Rrogat tona janë shumë të vogla, çmimet të larta. Në 10 vjeçarin e fundit inflacioni është rritur 25%, pensionet janë rritur 22%. Rritja e pagave tani nuk do të ndikojë në rritjen e  pensioneve. Pensionet janë në një moment kritik, duhen riformatuar.

Pranvera Borakaj: Duhet riformatuar skema?

Guxholli: Po duhet riformatuar skema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *