E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Haaland tërbon PSG, dy gola në fitoren e Dortmund

Nje super Haaland I ka mjaftuar Dortmundit që të fitojë ndeshjen e parë të Champions kundër PSG në duelet e 1/8.

Takimi I transmetuar në Tring ishte shumë I bukur ndonëse emocionet më të mëdha u zhvendosen në pjesën e dytë.

Sulmuesi norvegjez shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen franceze për të kaluar fillimisht në avantazh të zotët e shtëpisë.

Megjithatë PSG barazon shpejt me anë të dyshes Mbappe e Neymar. I pari  driblon gjithcka ndërsa braziliani shënon.

Reklamë

Por është mbrëmja e talentit 19 vjecar I cili vetëm 2 minuta më vonë rrëmbën duartrokitjet e të gjithëve. Goli i dytë është një perle e vërtete me një gjuatje nga distance që tund rrjeten e Navas.

Për norvegjezin ky është goli I 10 në 7 takime në champions.

Vazhdo të lexosh

Reklamë