E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Guvernatori Sejko: Bëni kujdes me PPP

Edhe Banka e Shqipërisë i tërheq vëmendjen qeverisë në lidhje me zbatimin e kontratave me partneritet publik privat. Duke i konsideruar koncesionet si një risk të mundshëm për buxhetin nëse nuk monitorohen siç duhet, kreu i bankës Genti Sejko thotë se kontratat me PPP duhet të fokusohen sipas prioriteteve, kryesisht në infrastrukturë dhe shëndetësi, ndërsa duhet të shmangen propozimet e pakërkuara.

 

Për guvernatorin, banka do të fokusohet veçanërisht në mbikëqyrjen e sistemit, tashmë me ndryshimet e aksionerëve në treg. Sipas Sejkos grupet e mëdha bankare nuk kanë shfaqur interes për tu zgjeruar në rajon.

 

Reklamë

Banka e Shqipërisë vlerëson se projektbuxheti i shtetit si dhe paketa fiskale 2019 përmbushin misionin e konsolidimit fiskal, duke ulur borxhin publik si dhe deficitin buxhetor.

 

Më shumë video

Reklamë