E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Guvernatori i Floridës shpall kandidaturën për presidencialet në SHBA, reagim i shpejtë nga stafi i Trump

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, do të hyjë zyrtarisht në garën presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane zbulojnë se DeSantis do të publikojë vendimin e tij gjatë një bisede me CEO-n e Twitterit, Elon Musk, të planifikuar këtë pasdite.

 

Reklamë

Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës, Ron DeSantis do të publikojë edhe një video të nisjes së fushatës së tij elektorale. Guvernatori i Floridës është pjesë e një liste në rritje të pretendentëve republikanë, për të garuar për zgjedhjet e vitit 2024.

 

Reklamë

Ai shihet edhe si sfiduesi kryesor i Donald Trump, për të fituar garën fillimisht brenda Partisë Republikane dhe më pas për të garuar me Joe Biden në zgjedhjet e 2024-ës.

 

Ronald Dion DeSantis është një ish-ushtarak, që ushtron detyrën e guvernatorit të Floridës që prej 2019-ës, teksa gjatë karrierës së tij politike ka qenë pjesë e Kongresit për tre mandate radhazi, nga 2012-a deri në 2018-ën. Ai u bë veçanërisht i njohur në periudhën e pandemisë, kur i rezistoi aplikimit të shumë masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si dalja me maska, urdhri i vaksinimit, apo izolimi në shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë