Guvernatori i Bankës së Shipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë për mediat ku foli për ecurinë e ekonomisë në vendin tonë.

Sejko tha se inflacioni i çmimit të produkteve të kosnumit ka pësur rënie. Ai sqaroi se kjo rënie është bazuar në atë që po ndodh aktualisht në rajon dhe Europë.

Ndërkohë presionet e brendshme inflacioniste janë më të qenrdrueshme, sipas Sejkos. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se rritja ekonomike ka ardhur nga përshpejtimi i rritjes së investimeve publike, nga ambienti stimulues financiar dhe pritjet pozitive për të ardhmen.

Më tej Sejko tha se punësimi në ekonomi u rrit me 0.6 përqind, pagat në sektorin privat u rritën. Zgjerimi i punësimit dhe i pagave ka rritur ekonominë

“Inflacioni i çmimit të produkteve të konsumit ka pësuar rënie. Ky inflacion në rënie është bazuar në atë që ndodh në rajon dhe në Europë. Presionet e brendshme inflacioniste janë më të qëndrueshme. Rritja ekonomike ka ardhur nga përshpejtimi i rritjes së investimeve publike, nga ambienti stimulues financiar dhe pritjet pozitive për të ardhmen. Punësimi në ekonomi u rrit me 0.6 përqind, pagat në sektorin privat u rritën. Zgjerimi i punësimit dhe i pagave ka rritur ekonominë. Tregjet financiare paraqiten të sigurta. Kredia për sektorin privat është zgjeruar akoma më shumë. Rritja ekonomike do të gjejë mbështetjë në shëndetin financiar të kompanive private”, deklaroi guvernatori Sejko./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *