Subscribe

Rezultatet pas zgjedhjeve europiane treguan qartë se partitë e qendrës e humbën peshën në Parlamentin Europian dhe populistët e djathtë e nacionalistët, morën më shumë vota në disa vende. Në këto kushte, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, paralajmëroi për shtimin e politikës së urrejtjes dhe përçarjes në Europë. Në fjalimin e mbajtur gjatë marrjes së Çmimit Karl ne Gjermani, Guterres gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve për zgjidhjen e problemeve globale.

 

 “Europa po bëhet më e rëndësishme dhe e domosdoshme sot, në një botë gjithnjë e më kaotike, më të çrregullt dhe të brishtë. Me përpjekjet e saj për të vendosur marrëdhënie të bazuara në rregullat mes shteteve dhe balancimin paqësor të interesave, BE duhet të kthehet në shembull për gjithë pjesën tjetër të botës. Unioni mbetet një fidanishte e humanizmit dhe e të drejtave të njeriut, megjithë deficitet që ka në politikën e pakoordinuar dhe në qëndrimin mbrojtës në fushën e migracionit.”

 

Duke u treguar kritik ndaj populizmit dhe nacionalizmit, Guterres bëri apel që qytetarët europianë të mos shohin vetëm çështjet e brendshme. Sipas kreut te Organizatës se Kombeve Bashkuara, shtetet e Europes duhet të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në komunitetin ndërkombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *