E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Guterres kundër Trump për Iranin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald  Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare me Iranin.

 

Gjatë një interviste për BBC, Guterrez u shpreh se nëse SHBA-të tërhiqen, bota mund të përballet me një rrezik real lufte.

 

Reklamë

“Marrëveshja e Iranit është një fitore e rëndësishme diplomatike dhe duhet të ruhet. Ne nuk duhet të heqim dorë prej saj nëse nuk kemi një alternativë më të mirë”

 

Apeli i Guterres vjen vetëm pak ditë pasi Izraeli publikoi dosjet e fshehta bërthamore dhe akuzoi Iranin se ka vijuar përpjekjet për ndërtimin e armëve atomike në mënyrë të fshehtë.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se dosjet dëshmojnë se marrëveshja bërthamore e Obamës ishte “e ndërtuar mbi gënjeshtra”.

 

Presidenti Trump ka qenë një kritik i ashpër i marrëveshjes së arritur nga Barack Obama në vitin 2015, e cila synonte kufizimin e programit të saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së tyre në Uashington u përpoqën të bindnin Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja. Ai duhet të vendosë deri më 12 maj nëse HBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë në marrëveshje, ose jo.

 

Aleatët evropianë Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania ndërkohë kanë rënë dakord që marrëveshja aktuale me Iranin është mënyra më e mirë për të ndaluar zhvillimin e armëve bërthamore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë