E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Guterres i bën thirrje Hamasit të vazhdojë lirimin e pengjeve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri sot thirrje Hamasit që të vazhdojë lirimin e planifikuar të pengjeve, një ditë pasi organizata palestineze njoftoi se do të ndalojë procesin.

“Ne duhet të shmangim me çdo kusht përsëritjen e armiqësive në Gaza, të cilat do të çonin në një tragjedi të madhe”, tha Guterres në një deklaratë.

“I bëj thirrje Hamasit që të vazhdojë me lirimin e planifikuar të pengjeve. Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe të rifillojnë negociatat serioze”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Hamasi njoftoi të hënën se do të ndalojë lirimin e pengjeve izraelitë deri në njoftimin e mëtejshëm pasi akuzon Izraelin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë