E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Bota

Gutierres, shefi i OKB

Ish-kryeministri portugez Antonio Gutierres është nominuar unanimisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të pasuar Ban Ki Moon si sekretar i përgjithshëm. Votimi i kandidaturës së tij do të ndodhë javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme. 67-vjecari Gutierrez vjen pas një karriere të suksesshme dhjetë vjeçare në Agjencinë e Refugjateve në Kombet e Bashkuara dhe si ish-kryeministër i Portugalisë. Vetë sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka deklaruar se Gutierres ka përvojën dhe njohuritë e duhura në marrëdhëniet ndërkombëtare për të patur një post të tillë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë