Kryeministri Edi Rama është shprehur se vetëm gjatë muajit gusht Shqipërinë e kanë vizituar 1 milionë turistë të huaj.

 

Sipas kreut të qeverisë shifra 1 milionë i takon Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës.

 

Kryeministri Rama shkruan se atje ka qenë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka shkrepur disa foto me turistët austriakë.

 

“TURISTI I 1 MILION-të

Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme.

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar.

Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz që patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respektimin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes? Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social☀️

#smilealbania???”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *