E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Guri shkëputet nga mali dhe bie në oborrin e shtëpisë, shpëtojnë mrekullisht banorët

Pesë anëtarë të familjes Lesi në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë shpëtuan për mrekulli, pasi një shkëmb i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra fare pranë banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri i përmasave të mëdha ndaloi pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.

Reklamë

 

Në momentin e ngjarjes pjesataret e familjes Lesi kanë qenë në gjumë, por duke qenë se guri ka rënë nga një distancë prej disa metrash tronditja dhe zhurma e shkaktuar ka qenë mjaft e fortë.

 

Më shumë video

Reklamë