E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 13 minuta më parë
Sport

Guardiola në mes të Manchesterit

Intrige ne Manchester, Pep Guardiola mes dy skuadrave City dhe United. Sipas “France Football” Manchester United është vene ne lëvizje per te arritur marrëveshjen me teknikun spanjoll. Mes trajnerit dhe një delegacioni te Manceshter United ka pasur nje takim ne Paris, ne hotel “Bristol” javen e kaluar ne lidhje me te ardhmen, idetë dhe projektet e reja te palëve. City dukej ne avantazh për Guardiolen, por tashme “djajtë e kuq” janë vene seriozisht ne lëvizje. Guardiola do te lere Bajernin ne fund te sezonit dhe do te zëvendësohet nga Karlo Ancelotit. Por gjithashtu është e qarte se edhe Luis Van Gal pavarësisht kontratës, deri ne vitin 2017, nuk do te vazhdoje me aventurën te Manchseter United. Nga ana tjetër, trajneri katalanas ka bere te ditur se kërkon te vazhdoje aventurën ne Premier League, sezonin e ardhshëm dhe te gjitha te dhënat te çonin te Manchester City. Ne krye te te ashtuquajturve “qytetaret” janë dhe dy ish-drejtues te Barcelonës se rekordeve ne kohen e Guardioles. Por tashme City i trembet konkurrencës se egër te rivaleve te përjetshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë