Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë transferuar 15 të burgosur të tjerë nga Guantanamo në Emiratet e Bashkuara Arabe, numri më i madh i të prangosurve që prej krijimit të tij. Bëhet fjalë për 12 shtetas nga Jemeni dhe tre afgan, të cilët janë mbajtur pa akuza konkrete, por thjesht si të dyshuar për terrorizëm për të paktën 14 vjet. Transferimi e çon numrin e të burgosurve në 61 në gjirin e Guantanamos në Kubë. Presidenti i SHBA-së Barak Obama, kërkon ta mbyllë atë krejtësisht brenda mandatit të tij, i cili përfundon në nëntor. Sipas Obamës, ky burg njollos SHBA-në dhe nxit urrejtjen anti-amerikane dhe rekrutimet e xhihadistëve. Por nga ana tjetër, republikanët që e kanë bllokuar në kongres mbylljen e Guantanamos, nuk e dëshirojnë një të tillë. Kandidati i tyre Donald Trump, i cili e ka luftën ndaj terrorizmit një nga prioritetet e tij ka premtuar ta mbaj atë hapur. Guantanamo është hapur në vitin 2002 nga presidenti Xhorxh Bush, për të burgosu persona që kanë patur lidhje me Al Kaeden dhe grupe të tjera terroriste. Mbyllja e burgut më famëkeq në botë, do t’i sillte SHBA-së dhe një shkurtim vjetor prej të paktën 445 milion dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *