Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës Rei Meta për t’u njohur me masën e sigurisë për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës pak ditë më parë. Ai u arrestua si autor i dyshuar i ngjarjes ku mbeti i vdekur ndërtuesi Armando Meshau.

 

Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjecarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta, në një qendër interneti në Vlorë.

 

Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.

 

Edhe nga kamerat e dyqanit, ishte kapur momenti kur viktima ishte ai që sulmoi i pari, e më pasi riu iu kundërpërgjigj me disa grushta, të cilat rezultuan fatale.

 

Rei Meta është djali i anëtares së KLP Nurihan Seiti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *