Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si autor të grushtit ndaj Sali Berishës në datën 6 dhjetor në bulevard.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis, Ristani tha se qëllimi i tij ishte nxehja dhe dalja jashtë kontrollit e situatës për përfitime politike.

 

Ai renditi edhe faktet se përse raporti mjekësore, që tregonte se Gert Shehu kishte probleme mendore nuk qëndronte.

 

Sipas Ristanit, pak ditë më parë 31 vjeçari kishte marrë patentët si dhe kredi në bankë.

 

“Ajo që të shkon në mendje në mënyrë më të shpejtë në këtë rast është fakti që Rama ka dashur ta shtrydhë deri në fund atë që u ngrit në raport me Samitin për të luftuar kundërshtarin politik, duke menduar që pas goditjes do të eskalonte situata. Përkrahësit e PD do ndesheshin me policinë apo  do të krijonin veprime të tjera që do vinin për shkak të gjaknxehtësisë në situata të tilla për të përfituar ai politikisht.

 

Por ccështja është që shumë të dhëna të ccojnë drejt autorësisë nga Rama. Menjëherë media fillimisht e caktoi këtë goditësin nga Tropoja. U fol sikur kishin folur me vëllain e tij nga Tropoja. Pastaj menjëherë, tek bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës doli menjëherë raporti mjekësor gjoja ishte i sëmurë. Pastaj u mor vesh që ishte bashkëpunëtor i policisë. Dolën të dhëna që ishte i dënuar, raporti nuk shkonte se sapo kishte marrë patentën, kishte marrë edhe kredi.

 

Sigurisht që karkimi i situatës, se në protestë do kishte veprime të dhunshme. Nëse mendon se Rama nuk do ishte i përfshirë, minimalisht do gjente se kush e ka bërë për të pastruar veten e tij. Edhe injorimi si ngjarje, tregon autorësinë e tij. Nuk falen indiferenca të tilla në momente kycce si ky. Në 30 vite asnjë herë nuk është goditur shefi i opozitës dhe kjo tregon për degradimin e demokracisë“, tha Ristani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *