Një konflikt ka ndodhur në Korçë mes dy vëllezërve dhe një përsoni tjetër.

Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit i kanë shkuar në banesë shtetasit S.S. duke e goditur dhe më pas i kanë thyer edhe xhamat e makinës.

Sipas informacioneve, i dëmtuari ka qenë në gjendje të dehur dhe ndodhet momentalisht në sallën e reanimacionit në spital duke marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet që edhe vëllezërit të kenë qënë të dehur në momentin që kanë dhunuar shtetasin S.S.

“Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia për ngjarjen. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *