E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Grushta mes tifozëve dhe policisë gjatë ndeshjes “Vllaznia-Tirana”, 4 në pranga

Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona, të cilët gjatë ndeshjes “Vllaznia-Tirana” kundërshtuan me dhunë efektivët e angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi para.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka hedhur lëndë piroteknike.

Reklamë

Në pranga ranë shtetasit D. P., 29 vjeç, Sh. X., 22 vjeç, Sh. S., 29 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë fizike.

U procedua në gjendje të lirë  për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasin M. L., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik, 30-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 kapsollë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë