E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Grushta mes militantëve të PS dhe PD në Elbasan (VIDEO)

Festimet për Ditën e Verës në Elbasan u “njollosën” nga një sherr mes militantëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

 

Teksa nuk ishin të paktë njerëzit që ishin mbledhur për të festuar, por edhe për të pritur krerët Edi Rama dhe Lulzim Basha, mbështetësit u përleshën me njëri-tjetrin. Siç duket në videon e mëposhtme, militantët zihen me grushta e shkelma dhe shahen me njëri-tjetrin.

 

Reklamë

Një incident i tillë vjen pas “përplasjes” në momentin që Lulzim Basha e Edi Rama mbërritën në Elbasan. Demokratët e pritën kreun e PD me lule e ballokume, kurse kur panë kryeministrin, nisën të thërrasin “Rama ik”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë