Grusht shteti ne Turqi. Ushtria njofton se ka marrë kontrollin e vendit, ndërsa ka marre dhe peng gjeneralin, ka pushtuar të gjitha pikat strategjike mes të cilave dhe aeroportin e Stambollit, zyrat e inteligjencies në Ankara dhe televizionit publik. Trupa ushtarake kanë bllokuar urat e Bosforit dhe atë sulltan Mehemt, tanket gjenden ne rruge ndërsa avionët dhe helikopterët luftarak kanë fluturuar shumë ulët. Pas marrjes se kontrollit ushtria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka njoftuar formimin e nje qeveri te re. Nga ana tjetër, kryeministri i vendit Jellderem ka njoftuar përmes telefonit se ka një tentative per grusht shteti nga nje pjese e ushtrisë, duke deklaruar se ai është në drejtim te qeverisë së vendit, e cila është zgjedhur ne votë të lirë. CNN njofton se presidenti Erdoan nuk ndodhet ne Ankara, por ishte larguar me pushime. Sipas CNN ai ndodhet ne nje vend te sigurt. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri i ka bere thirrje grupit ushtarak qe ka marre kontrollin e vendit per te shmangur nje përplasje te armatosur mes policisë dhe ushtrisë. Megjithatë reporteret ne vendin e ngjarjes kane thënë se janë dëgjuar te shtëna, ndërsa tanket vijojnë te ecin ne rrugët kryesore te kryeqytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *