E diel, 4 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Grurë, qepë e patate stok, fermerët ankohen: Nuk po i shesim dot, gati t’i hedhim në lumë

Tonelata grurë, misër, qepë e patate të pashitura në fushën e Maliqit. E gjithë kjo, sipas fermerëve, ka ardhur për shkak të mungesës së tregut dhe çmimit të ulët.

Gruri shitet me jo më shumë se 23 lekë për kg, ndërkohë patatet tregtohen deri në 26 lekë për kg.

Reklamë

Avni Maliqari është një prej fermerëve të fshatit Sheqeras, i cili kultivon grurë, qepë dhe patate. Prej dy vitesh, grurin ai e ka të pashitur, ndërkohë që këtë vit ka të magazinuar qepën dhe pataten.

Fatmir Braçe është një tjetër fermer i këtij fshati, i cili, ashtu si të tjerët, ka mbjellë sipërfaqe jo të vogla me qepë e misër. Këtë prodhim e ka shitur në sasi të vogla, me një kosto jo më shumë se 15 lekë për kg, ndërkohë që pjesa e mbetur mund të përfundojë në lumin e Devollit.

Prodhime të mbetura stok të këtyre kulturave bujqësore ka në fshatrat Drithas, Orman, Rrembec dhe Sovjan.

Më shumë video

Reklamë