E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Grupi Parlamentar Demokrat, Hajdari: Jemi të ligjshëm

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetarja e “Grupit Parlamentar Demokrat”, Rudina Hajdari ka deklaruar se grupi i krijuar është tërësisht në përputhje me rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hajdari është shprehur se bashkë me Myslim Murrizin vijojnë të jenë pjesë e grupit Parlamentar të PD-së, i cili u shkri kur PD vendosi të lërë mandatet.

 

Sipas saj ky fakt nuk e detyron dot të mos krijohet një grup tjetër i djathtë.

 

 “Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë. ikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD. Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:

“2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD (dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.

Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

  1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).
  2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.
  3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh