Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në...

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf...

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

Grupi i PD nis procedurat për propozimin e shkarkimit të presidentit Begaj

8 Tetor 16:36

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së sotme e konsideroi të papranueshme ekzekutimin e mekanizmave parlamentar të kontrollit nga ana e mazhorancës socialiste, që në muajin e parë të kësaj Legjislature të re, duke përforcuar idenë se Edi Rama kërkon një Kuvend memec ku nuk flitet, debatohet, paraqiten ide apo alternativa.

Vetëm në këtë javë, mazhoranca në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ka refuzuar 3 mocione me debat, 1 kërkesë për interprelancë urgjente me Kryeministrin dhe 1 kërkesë për seancë dëgjimore në Komision me Ministren e Arsimit.

Mocionet me debat lidheshin me çështje të rëndësishme në interes të publikut:

  • Prioritetet e Qeverisë në programin e Qeverisë që përparojnë axhendën europianë të Shqipërisë;
  • Dënimin e genocidit serb të kryer në Kosovë, në vijim të kërkesës së Presidentes së Kosovës SHSZnj. Vjosa Osmani;
  • Gjetjen e mekanizmave ligjor që ofrojnë siguri për Bashkimin Europian që të hiqet bllokimi i vendosur ndaj 112 milion euro ndihmë për fermerët shqiptarë nga programi IPARD 3. Për këtë qëllim, ngritjen e një Komisioni të Posacëm Parlamentar.

Interpelanca urgjente me Kryeministrin ishte kërkuar në vijim të investigimeve nga media italiane, ku rezultonte sipas përgjimeve të Antimafias Italiane, se përfaqësues të Qeverisë Shqiptare ishin takuar në Aruba me kartelet e drogës, me qëllim gjetjen e mekanzimave për pastrim parash në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë ishte ftuar të jepte sqarime nëse kishte dijeni për këtë cështje, nëse kartelet e përmenduara në investigim kishin përfituar leje apo licenca në Shqipëri, si dhe për masat që Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë për luftën ndaj krimit të organizuar.

II.Gjithashtu, pas paraqitjes së gjetjeve të ekspertëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi:

  • Në mbështetje të pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës, të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

III. Në vijim të diskutimeve të mëparshme, Grupi Parlamentar i PD, miratoi dorëzimin e dy kërkesave:

  • Për ngritjen e Komisionit Hetimor për parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 Majit 2025.
  • Për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi bashkëpunimin e provuar nga drejtësia amerikane midis Kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të dënuar në SHBA Charls McGonigal.
  1. Lidhur me kërkesat e Grupit Parlamentar të PS për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme Parlamentare, lidhur me Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, Grupi Parlamentar i PD vlerëson se pjesëmarrja e opozitës në këto Komisione do të mundësohet vetëm nëse puna nëto ndërtohet mbi bazën e garancive të barazisë pozitë-opozitë, të konsensusit në vendimmarrje në Komision dhe në seancë plenare, të respektimit të parimit të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, si dhe të angazhimit në proces sipas fushave që mbulojnë të ekspertëve të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës, të Komisionit të Venecias dhe tëKongresittë Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë duhet të respektojë dhe të pres me qëllim bërjen pjesë të punës së tij edhe Raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj PD Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

më shumë...

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit, efektivi Adri surprizohet nga Hita

më shumë...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek

më shumë...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.