Policia e Durrësit dhe FNSH, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcën italiane në Shqipëri kanë finalizuar me sukses operacionin policor ndërkombëtar “ROMANO 2017″.

 

Gjatë operacionit u arrestuan tre shtetas të shpallur në kërkim: F. M., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës; D. Ç., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës; L. B. 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

 

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

 

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali  janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë  e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

 

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

 

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *