E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Kronikë

Grupi i drogës, katër në burg

Tre dite pas goditjes se një grupi kriminal, i dyshuar se transportonte drogë drejt brigjeve italiane, Gjykata e Krimeve te Renda liron njërin prej tyre, ndërsa 4 të tjerë do të qëndrojnë nën masën e sigurisë “burg pa afat”.

 

Ky është momenti i kur Eduard Sallaku, i dyshuar nga Prokuroria si kreu i grupit të gjirit të Lalzit doli para togave të zeza, i cili u la gjithashtu në burg.

 

Më herët, Gjykata e Krimeve te Renda, ka lene me detyrim paraqitje Lazer Lazri, i cili ka bashkëpunuar deri këtë fazë të hetimeve me prokurorinë. Për Vitor, Jurgen dhe Gjon Brahja u caktua masa e sigurisë burg pa afat.

 

Por, avokati i Sallakut, thekson se klienti i tij ka mohuar përfshirjen në këtë grup kriminal, dhe hetimi sipas tij është i destinuar të dështojë.

 

7 persona nga të cilët 5 shqiptarë e 2 italianë, u prangosën mesnatën e të premtes, me urdhër të prokurorisë së Leçes. Prokuroria thotë se droga do të transportohej nëpërmjet mjeteve lundruese dhe nisja do bëhej në zonën e Gjirit të Lalzit.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video